DYLON

Hapet Zyra e Përbashkët e Doganës dhe Policisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Hapet Zyra e Përbashkët e Doganës dhe Policisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
Avatar photo Redaksia

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është hapur zyrtarisht Njësia e Përbashkët e Kontrollit (Airport Control Unit – ACU), një strukturë e përbashkët e Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, e krijuar për forcimin e kontrollit të udhëtarëve dhe ngarkesave dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të paligjshëm.

Ceremonia e hapjes u zhvillua me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, Policisë së Kosovës përfaqësuar nga z. Samedin Mehmeti, si dhe përfaqësuesit të UNODC-së, si dhe kreu Bashkëpunimit i Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Hubert Perr, të cilët së bashku hapën zyrtarisht hapësirat e Njësisë së Përbashkët të Kontrollit.

EkoHigjiena

Hapja e kësaj njësie shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Doganës dhe Policisë, duke mundësuar koordinim më të drejtpërdrejtë, shkëmbim më efikas të informacionit dhe veprime të përbashkëta në kontrollin e pasagjerëve dhe ngarkesave në aeroport. Njësia është themeluar në kuadër të Veprimit të Përbashkët BE–UNODC për promovimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë përmes masave të synuara të kontrollit kufitar në portet dhe aeroportet e Evropës Juglindore – Faza II, i cili zbatohet nga UNODC me partnerë ndërkombëtarë. Projekti synon forcimin e kapaciteteve të autoriteteve të Ballkanit Perëndimor për parandalimin dhe adresimin e krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm dhe terrorizmit përmes përgjigjeve të koordinuara të institucioneve të zbatimit të ligjit në kufi.

Kjo njësi e re e vendos Njësin e Përbashkët të Kontrollit në rrjetin rajonal të njësive ndërinstitucionale në Evropën Juglindore, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e informacionit dhe inteligjencës, operacione të përbashkëta dhe shkëmbim të përvojave me njësitë homologe në rajon.

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e kapaciteteve të kontrollit kufitar, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së kufijve të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.