DYLON

Hapet thirrja për bursat “Dr. Feti Hetemi” për studentët e mjekësisë nga Anamorava

Hapet thirrja për bursat “Dr. Feti Hetemi” për studentët e mjekësisë nga Anamorava
Avatar photo Redaksia

Fondacioni “Dr. Feti Hetemi” ka shpallur të hapur thirrjen për aplikim për bursa për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët vijnë nga komunat e Anamoravës: Gjilan, Viti, Kamenicë, Kllokot dhe Novobërdë.

Bursat do të ndahen në nderim të mjekut të njohur të rajonit, internistit dhe nefrologut Dr. Feti Hetemi, në përvjetorin e pestë të ndarjes së tij nga jeta. Ky është viti i katërt me radhë që ndahen bursa për studentë të mjekësisë në emër të tij, duke reflektuar dëshirën dhe përkushtimin e Dr. Hetemit për përgatitjen e kuadrove të rinj në fushën e shëndetësisë.

EkoHigjiena

Për vitin akademik 2025, Fondacioni do të mbështesë dy studentë nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Tiranës. Bursat në vlerë prej nga 500 euro secila do t’u ndahen atyre që plotësojnë kriteret e përcaktuara: suksesin e lartë akademik dhe gjendjen e vështirë ekonomike.

Aplikimi është i hapur nga data 1 deri më 15 gusht 2025. Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë kërkesën (aplikacionin) së bashku me certifikatën e notave në adresën elektronike: [email protected].

Alikacionin mund ta shkarkoni në këtë link: https://drive.google.com/file/d/1lwSzyXrJjR13PkXEeCvau75ZDjGl6sOC/view?usp=drive_link

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.