/2L ONLINE/ – Në Kamenicë filloi hapja e rrugës që do të lidhë qasjen ndërmjet Postës – Shtëpisë Kulturës – Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Palestrës sportive. Kompania për mirëmbajtje të rrugëve lokale në komunë ka filluar hapjen e rrugës që lidh disa institucione publike dhe pastrimin e hapësirave publike ndërmjet këtyre objekteve.
Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, me bashkëpunëtorë sot kanë vizituar fillimin e këtyre punimeve ai tha se kjo rrugë ka qenë e domosdoshme të hapet që të lehtësohet qarkullimi në këto institucione publike drejtoritë përkatëse kanë bërë përgatitjen e planeve, fillimisht do të hapet dhe shtrohet me zhavor e pastaj do të asfaltohet. /2L ONLINE/