Hapet rruga në lagjen Çamëria në Kamenicë
/2L ONLINE/ – Pas shembjes së dheut dhe bllokimit të rrugës në lagjen Çameria të Kamenicës, disa familje të lagjes Pireva,fshatrat Miganoc dhe Gurgulloc ishin tërësisht të bllokuara nga qyteti dhe tani është bërë hapja e kësaj rruge.
Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani,nënkryetari Fatmir Matoshi dhe drejtorë të drejtorive komunale ishin prezent për të pa punimet nga afër,
“Është bërë një rrugë dytësore emërgjente në bazë të mundësive buxhetore të Komunës ku dy fshatra Miganoc dhe Gurgullovc dhe lagjja Pireva kanë qenë të bllokuara tërësisht nga qyteti dhe pas këtij intervenimi iu është mundësuar qarkullimi”, ka thënë Sinani me këtë rast.
Banorët e kësaj pjese kanë falenderuar institucionet komunale për hapjen e rrugës. Komuna ka dorëzuar raportet detale në ministritë përkatëse për dëmet e shkakutuara nga shembja e dheut. /2L ONLINE/
