Hapet Qendra Edukative të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta
/2L ONLINE/ – Sot në Gjilan është hapur Qendra Edukative të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta, me këtë rast drejtoresha e kësaj Qendre, Shpresa Sejdiu tha se mendojnë se tani sado pak do t’i ofrojnë kushte më të mira fëmijëve me nevoja të veçanta në edukimin dhe socializimin e tyre duke e parë si nevojë kyçjen e tyre në shoqëri me të gjithë njerëzit me të drejta të barabarta .
“Ne si qendër me stafin tonë kemi përgatitur si prioritet fëmijët me problemet e të dëgjuarit dhe komunikim por edhe me kategoritë e tjera me nevoja të veçanta, duke u mundësuar atyre që çdo ditë të kenë mundësi të aftësohen nga stafi ynë dhe ti japim mundësi për aktivitete të ndryshme si në mirëmbajtje të shëndetit personal primar, sport dhe kulturë”, ka thënë Sejdiu.
Ajo tha se prioritet e kanë evidentimin dhe regjistrimin e të gjithë personave me nevojë të veçanta në çdo pjesë të Komunës së Gjilanit dhe më gjerë, qasje të drejtë në qendër, që do ta kenë çdo person me aftësi të kufizuar pa dallim moshe gjinie kombi apo race, gjithashtu do të fokusohen që të bashkëpunojnë me të gjitha institucionet komunale për mirëqenie sociale dhe çfarëdo qendra dhe organizatë që merren me aktivitete për mirëqenie të këtyre personave.
“Besojmë të krijojmë një zinxhirë të fortë bashkëpunimi me institucionet Komunale si ato edukativo-shëndetësore Komunale, do të vëjmë kontakte me të gjithë drejtorët e shkollave fillore në evidentimin e personave me aftësi të kufizuar për t’iu afruar një përkrahje për rehabilitim dhe socializim. Gjithashtu shpresojmë dhe besojmë në bashkëpunim me institucionet e shëndetit primarë shëndetësor në komunë dhe do të bëjmë përpjekje për formimin e ekipeve shëndetësore ( mjekë, Infermier,psikologë e fizioterapet, aktivitete sportive dhe të tjerë ), që sado pakë ti lehtësojmë problemet shëndetësore të këtyre personave me aftësi të veçanta”, tha Sejdiu.
Andaj, ajo shtoi se sot me hapjen e kësaj qendre iu bëjnë thirrje të gjithë njerëzve me vullnet të mirë që t’u bashkëngjiten me punën dhe solidarizimin e tyre sepse këta persona sot me aftësi të kufizuara, nesër mundë të japin kontributin e tyre në fusha dhe shumë lami të ndryshme të jetës dhe të bëhen produktiv në radhë të parë për familjen ,shoqërinë dhe komunën ku jetojnë.
Gjithashtu presin një përkrahje bashkëpunimi edhe nga institucionet tjera komunale duke filluar nga Kryetari i komunës e deri në nivelet më të ulëta komunale.
“Shpresojmë për një përkrahje nga këto institucione që tani është shumë e rëndësishme dhe vitale për qendrën tonë , e ne besojmë që me aktivitetin tonë këtë përkrahje tua shpërblejmë këtyre institucioneve duke i aftësuar këta persona me nevoja të veçanta që të jenë të aftë të jetojnë me punën e tyre duke i bërë jo barrë as për familjet e tyre as për institucionet komunale, por të jenë kontribuues në të gjitha sferat e jetës së tyre|” , ka thënë drejtorsha e kësaj Qendre Shpresë Sejdiu.
Edhe drejtori i Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Gjilan Mursel Zymberi.tha se është shumë e nevojshme hapja e kësaj qendre dhe se do ta ketë përkrahjen e plotë të institucioneve komunale si ne aspektin social të këtyre fëmijëve por edhe në ndihmat tjera të kësaj qendre në donacione tjera.
Salih Kqiku nga Zyra e prokurimit ka uruar që kjo qendër të jetë edhe një institucion shtesë edukativ në Gjilan ku do ta ketë mbështetjen e komunës duke u nisur nga gatishmëria për mbështetje nga Kryetari i Komunës Lutfi Haziri, si dhe nga të gjitha institucionet Komunale.
Remzi Azemi Komandant i Stacionit Policor Gjilan tha se kjo Qendër do ta ketë mbështetje të madhe nga Policia e Kosovës dhe çka do që kanë nevojë nga PK do të jenë në shërbim të kësaj qendre.
Xhevat Aliu nga Qendra Rajonale për Punësim tha se është një qendër shtesë në Gjilan dhe shumë me rëndësi për edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta ku do ta ketë mbështetjen e tij që do t’u mundësojmë bashkëpunim të mirë me qendër.
Pas kësaj edhe zyrtarisht u bë edhe hapja e kësaj qendre në rrugën “Abdullah Presheva” në Gjilan. /2L ONLINE/
.jpg)
.jpg)
.jpg)
.jpg)
.jpg)
