Hapet Ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Strezoc të Kamenicës, për banorët që kanë nevojë për shërbime mjekësore.
Si pasojë e vërshimeve disa fshatra kanë mbetur të bllokuara për shkak të rrënimit të urës në fshatin Hajnoc.
Lidhur me këtë Komuna e Kamenicës njofton që Ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Strezoc është hapur për banorët e asaj ane, të cilët kanë nevojë për shërbime mjekësore.
Ju lutem lajmërohuni në këtë qendër për shërbime mjekësore, thuhet në njoftimin e komunës. /2LONLINE.com/