DYLON

Hapet Panairi dy ditor “Gratë në Biznes”

Hapet Panairi dy ditor “Gratë në Biznes”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, e Komunës së Gjilanit në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Caritasin Zviceran, ka bërë hapjen zyrtare të Panairit Dyditor “Gratë në Biznes”, një aktivitet i rëndësishëm që synon promovimin e fuqizimit ekonomik të grave, si dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe zhvillim.

Panairi po mbahet në sheshin “Nuhi Berisha” dhe “Rexhep Mala”, më 6 dhe 7 gusht, ku po marrin pjesë biznese të udhëhequra nga gra, organizata dhe institucione që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të komunitetit.

EkoHigjiena

Ky aktivitet paraqet një mundësi të mirë për qytetarët që të njohin nga afër produktet dhe shërbimet e grave sipërmarrëse, si dhe të mbështesin punën, kreativitetin dhe angazhimin e tyre në ekonominë lokale.

“Drejtoria për Zhvillim Ekonomik falënderon të gjithë partnerët dhe pjesëmarrësit për kontributin e dhënë në organizimin dhe realizimin e këtij panairi, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në mbështetje të grave në biznes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.