DYLON

Hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të, në gjimnaze dhe shkollat profesionale

Hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të, në gjimnaze dhe shkollat profesionale
Avatar photo Redaksia

Është shpallur konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të në gjimnaze dhe shkolla profesionale për vitin shkollor 2025/2026 nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Gjilanit.

Drejtori për Arsim, Shpend Nuhiu, tha se është shpallur konkursi për regjistrimin në klasën e 10-të në gjimnaze dhe shkollat profesionale.

EkoHigjiena

Sipas tij konkursi është i hapur nga data 8 korrik deri më 10 korrik 2025, çdo ditë nga ora 08:00 deri në 16:00. Dokumentet mund t’i dorëzoni personalisht në shkollën ku dëshironi të regjistroheni.

Drejtori i Arsimit, tregon se rezultatet do të shpallen më datë 11 korrik në objektet shkollore ku kanë aplikuar.

“Ju urojmë shumë suksese dhe mirëseardhje në kapitullin e ri të arsimit tuaj. Mirë u takofshim në shtator”, tha Shpend Nuhiu.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.