Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjen së dyqanit “Jumbo”, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që 40 familje kanë përfituar.
“Faleminderit që e keni sjellur “Jumbo” në Gjilan, në pjesën më të zhvilluar të komunës sonë. Faleminderit edhe Ibrahim Krivaqës si pjesë e këtij programi. “Jumbo” është destinacion për të gjithë neve. Është shumë e rëndësishme që tashmë të gjitha brendet botërore i kemi në Gjilan. 40 familje janë bërë pjesë e punësimit dhe 40 familje janë gëzuar bashkë me të gjithë neve, të cilët kanë zgjidhur problemin jetësor të tyre. Gëzuar Gjilan”, është shprehur kryetari Haziri.
Ai ka deklaruar se Gjilani është qendra më e madhe financiare dhe kontribuesja më e madhe në buxhetin e shtetit pas Prishtinës.
“Jemi duke punuar shumë që Gjilanin ta zhvillojmë në kuptimin financiar dhe ekonomik. Po ashtu, komuna jonë është numër një me numrin e bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit”, tha Haziri.