DYLON

Hapet Info Biznes Qendra në Bujanoc

Info Biznes Qendra në Bujanoc
Avatar photo Redaksia

Në lokalet e zyrës për të rinj në Bujanoc hapet solemnisht “ Info Biznes Qendra”, e projektuar nga organizata “Iniciativa Qytetare” në Beograd.

Sipas përfaqësuesve të kësaj organizate qëllimi i kësaj zyre, Info Biznes Qendra, është ndihma dhe aftësimi i të rinjve të cilët janë pa punë.

Koordinatorja e projektit, Dejana Stefkovski deklaroi se ky projekt përfshinë njohurit dhe proaktivitetin e të rinjve drejt punësimit në cilinë morrin pjesë 15 pjesëmarrës nga Presheva Bujanoci dhe Vranja të cilët trajnimet dhe praktikat i kanë përfundua me sukses dhe janë pajisur me certifikata.

EkoHigjiena

“Përmes projekteve e praktikave në ndërmarrjet private të cilat janë në kërkim të të rinjve të arsimuar dhe talentuar. Zyra është një derë e hapur e informimit dhe mbështetjes në kërkim të punës dhe rritje të mundësive për punësimin e të rinjve përmes përgatitjes paraprake, tha Nermine Aliu implemntuese e projektit për Titulli.com.

Info Biznes Qendra në Bujanoc do të jetë hapur dy ditë në javë të hënën dhe të enjten nga ora 10:00-14:00, ndërsa financiarisht është përkrahur nga Ministria e Rinisë dhe Sportit.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.