DYLON

Hapet ekspozita “Ndërmjet Ngjyrave” e 11 vjeçares Jara Ademi

Hapet ekspozita “Ndërmjet Ngjyrave” e 11 vjeçares Jara Ademi
Avatar photo Redaksia

Në Galerinë e Qytetit të Gjilanit është hapur ekspozita e parë personale e 11 vjeçares, Jara Ademi, e titulluar “Ndërmjet Ngjyrave”.

Nxënësja e klasës VII, ka paraqitur një koleksion mbresëlënës të punimeve të saja artistike, e cila dëshmon për talentin, përkushtimin dhe pasionin e saj të jashtëzakonshëm për artin.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit  Alban Hyseni, tha se është një ditë e veçantë, që Jara po e mban ekspozitën e parë si një artiste e re. Ajo i ka 12 punime, derisa ka 11 vjet dhe se punimet e saja janë shumë të mira, krahas moshës së saj.

“Kjo është një nismë e mbarë për të ardhmen e saj”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, tregoi se po mbështesin artin shumë më shumë se më herët, posaçërisht artistët e rinj.

Kuratorja e kësaj ekspozite, profesoresha, Arta Ramadani Jashari, tha se kjo është një ditë e rëndësishme për Jarën, pasi që ka ekspozitën e saj të parë të realizuar për pesë vjet në atelie dhe puna e saj tashmë po shënon rezultate.

“Krijimtaria artistike e saj pritet të sjellë rezultate edhe në të ardhmen”, tha Ramadani Jashari.  

Profesoresha e artit, falënderoi edhe kryetarin për mbështetjen për artistët.

Nga ana tjetër, artistja Jara Ademi, falënderoi kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe të pranishmit për mbështetjen.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 15 gusht (e premte). /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.