DYLON

Hapet ekspozita “Mistikja e një universi artistik” e profesorit Avni Behluli

Hapet ekspozita “Mistikja e një universi artistik” e profesorit Avni Behluli
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të agjendës së aktiviteteve kulturore për nder të festave të nëntorit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Kamenicës ka organizuar ekspozitën personale me titull “Mistikja e një universi artistik”, të autorit dhe profesorit Avni Behluli.

Gjatë hapjes së ekspozitës, të pranishmit patën mundësinë të shohin nga afër veprat e artistit, ku secila prej tyre mbante të ngërthyer një mesazh të veçantë dhe një dimension unik artistik.

EkoHigjiena

Punimet e professor Behlulit u vlerësuan për stilin e tyre të veçantë dhe mistik.

Ekspozita është hapur në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” dhe do të mbetet e hapur për qytetarët deri më 28 nëntor, duke u ofruar qytetarëve një mundësi për të përjetuar nga afër universin krijues të artistit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.