DYLON

Hapet ekspozita e artistëve Arbenita Kryeziu dhe Adem Kqiku

Hapet ekspozita e artistëve Arbenita Kryeziu dhe Adem Kqiku
Avatar photo Redaksia

Piktura me motive të ndryshme arti, të varura në mur tërhiqnin vëmendjen e vizitorëve, të cilët ishin të pranishëm në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, në Kamenicë.

Këto vepra arti u paraqitën në ekspozitën temë e lirë të autorëve Adem Kqiku dhe Arbenita Kryeziu, në kuadër të manifestimit ‘Flaka e Janarit’.

EkoHigjiena

Në këtë ekspozitë i pranishëm ishte edhe Drejtori i Kulturës, Behar Hyseni, i cili nga afër dëgjonte autorët që shpjegonin domethënien e këtyre pikturave.

Edhe vizitorët nga kureshtja për të dëgjuar më shumë, shikonin secilën pikturë e në vëmendjen e tyre si duket shfaqej ajo që artistët kamenicas kishin paraqitur.

Të kënaqur nga interesimi i të pranishmëve, autorët e këtyre pikturave premtuan së nuk do të ndalen me kaq dhe se çdoherë do të krijojnë vepra arti me vlerë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.