DYLON

Hapet Dhoma për Edukim dhe promovim shëndetësor në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”, Gjilan

Hapet Dhoma për Edukim dhe promovim shëndetësor në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”, Gjilan
Avatar photo Redaksia

“Në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan u hap Dhoma për Edukim dhe Promovim Shëndetësor, ku qytetarët do të kenë mundësinë të marrin këshillim dhe përkrahje profesionale për sëmundjet kronike jo ngjitëse: diabeti, hipertensioni dhe astma”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan.

Sipas kësaj qendre, ky projekt është realizuar në kuadër të bashkëpunimit mes AQH-së dhe komunave përfituese, ku bën pjesë edhe Komuna e Gjilanit, me qëllim përmirësimin e shërbimeve parandaluese dhe edukative për shëndetin publik.

EkoHigjiena

Stafi shëndetësor ka ndjekur trajnimet e nevojshme nga ekspertët e AQH-së dhe është i gatshëm të ofrojë këto shërbime falas për të gjithë qytetarët.

“Ftojmë veçanërisht qytetarët mbi moshën 65 vjeç që vuajnë nga sëmundje kronike, të vizitojnë këtë hapësirë dhe të përfitojnë nga këshillat profesionale për një jetë më të shëndetshme.

Faleminderit AQH-së për përkrahjen e vazhdueshme në fuqizimin e kapaciteteve shëndetësore në komunën tonë”, thuhet në fund të njoftimit të QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”, Gjilan.  /2LONLINE/