Në mënyrë solemne është hapur aktiviteti tradicional “Duart e Vyeshme” i organizuar nga shtëpia e kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc. Publikut vendas ju kanë prezantuar 22 pjesëmarrës me punime të ndryshme artizanale, ekspozitë të fotografisë nga artist lokal të cilët kanë shtuar interesimin e qytetarëve, shkruan Titulli.com.
Drejtori i shtëpisë së kulturës “Vuka Karaxhiq” në Bujanoc, Jetmir Ismaili ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për punimet e tyre duke shpresuar që të ardhmen të shtohen organizime të këtilla.
Aktiviteti “Duart e Vyeshme” është i 17-i me radhë që organizohet nga intstitucioni kulturor publik lokal, ndërsa do të zgjasë deri më 9 Nëntor dhe qytetarët mundë të vizitojnë punimet.