Hapet afati i aplikimit për përfitim nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njofton qytetarët se është hapur afati i aplikimit për përfitim nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2026–2027.
Mbështetja ofrohet në formën e subvencionimit të faturës së energjisë elektrike për ekonomitë familjare që i plotësojnë kriteret e përcaktuara sipas programit dhe vendimit përkatës.
Kush mund të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë ekonomitë familjare që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e Programit. Aplikimi bëhet nga një anëtar i ekonomisë familjare dhe lidhet vetëm me një njehsor elektrik.
Të gjitha detajet, përfshirë edhe kriteret kryesore për përfitim i gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://mpfvlc.rks-gov.net/…/programi-per-mbrojtjen-e…
Si aplikohet?
Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova, në kategorinë e shërbimeve “Familja”, në linkun:
https://ekosova.rks-gov.net/Service/1
Familjet që nuk kanë mundësi të aplikojnë ne mënyre elektronike mund të marrin ndihmë në Qendrat për Punë Sociale.
Afati i aplikimit dhe kohëzgjatja
19 tetor 2026 – 31 mars 2027
Subvencionimi fillon nga muaji i aprovimit të aplikimit dhe nuk zbatohet në mënyrë retroaktive. Për të përfituar gjatë gjithë periudhës së programit, rekomandohet aplikimi sa më i hershëm.
E rëndësishme verifikimi dhe krahasimi i të dhënave
Të dhënat e deklaruara gjatë aplikimit verifikohen nga institucionet përkatëse.
Deklarimi i pasaktë ose i paplotë mund të rezultojë në refuzimin e aplikimit ose kthimin e mbështetjes së përfituar.
Informatat dhe kontaktet
Për sqarime dhe informata shtesë mund të na shkuani apo na kontaktoni në këto adresa: [email protected]
Tavolina Ndihmëse, Qafa 1 P.n. Telefoni; 038-200 27 277
