DYLON

Hapat që duhet t’i ndërmerrni për ta ruajtur zemrën

Avatar photo Redaksia

Në botë sa vjen e rritet numri i të rinjve me sëmundje të zemrës, përderisa shumë njerëz vdesin si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ekzistojnë hapa që secili prej nesh mund t’i ndërmarrë për përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe në këtë mënyrë të parandalojë vdekjen dhe invaliditetin e parakohshëm, që vjen si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare.

EkoHigjiena

– Faktorët: Hapi i parë në përmirësimin e shëndetit të zemrës është njohja me faktorët që paraqesin rrezik. Pyetni mjekun tuaj sa është shtypja e gjakut? Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë duhet ndërmarrë me atë rast? Sa është kolesteroli në trupin tim? A duhet zvogëluar peshën shkaku i shëndetit? Sa është sheqeri në gjak dhe a ekziston rreziku për t’u prekur nga sëmundja e diabetit? Nëse është ashtu, çfarë duhet bërë? Sa duhet aktivitet fizik në mënyrë që të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës?

– Duhani: Tymi i duhanit përmban shumë materie të dëmshme (më shumë se 4.000) që mund të dëmtojnë zemrën dhe enët e gjakut. Kur të ndaloni duhanin, rreziku se do të prekeni nga sëmundjet e zemrës vetëm pas një viti do të zvogëlohet dukshëm. Edhe duhanxhinjtë, që kanë konsumuar cigaren për një kohë të gjatë, nëse e ndërprenë do ta lehtësojnë punën e zemrës dhe të gjithë organizmit në përgjithësi.

– Aktiviteti: Aktiviteti i rregullt fizik mund të zvogëlojë rrezikun nga sulmi në zemër, ndihmon që të rregulloni peshën dhe rregullon shtypjen e gjakut, kolesterolin e lartë dhe diabetin. Ajo që është më e rëndësishme, aktiviteti fizik zvogëlon stresin, i cili është një faktor kyç në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

– Ushqimi: Ushqimi, i cili porositet i gatshëm, nënkupton ushqim me sasi të lartë të kripës, yndyrave dhe kolesterolit. Ushqimet duhet të jenë të pasura me pemë, perime, drithëra, që mbrojnë zemrën. Peshku i detit, që është i pasur me acidet omega-3, pastaj salmoni, tuna, zvogëlojnë rrezikun për sulm në zemër. Nuk duhet konsumuar mishin e kafshëve, qumështin dhe djathin, përderisa ushqimi i shëndetshëm nënkupton konsumimin e pemëve dhe perimeve.

– Stresi: Stresi ndikon negativisht në punën e zemrës duke shpejtuar pulsin, ndërsa në anën tjetër kolesteroli dhe shtypja e gjakut rriten. Kështu që, merruni me stresin, mos shpenzoni forcën në imtësi, mendoni pozitivisht.

– Gjumi: Mënyra e ekuilibruar e jetës ndikon dobishëm në punën e zemrës. Ekspertët kanë vërtetuar se njerëzit që flenë vetëm pesë orë në ditë, për 30% janë më shumë të rrezikuar nga sulmi në zemër në krahasim me ata që flenë tetë orë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.