DYLON

Hani Elezit nderon me mirënjohje kryetarin Haziri

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është nderuar me mirënjohje nga ana e kryetarit të Hanit të Elezit, Rufki Suma, për kontributin e tij në themelimin e kësaj komune, në kohën kur ka qenë ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kryetari Suma theksoi faktin se sot Hani i Elezit është storie e suksesit si Komunë e re, për vetëqëndrueshmërinë dhe për funksionimin e mirë.

EkoHigjiena

Ndërkaq, kryetari Haziri e falënderoi kryetarin Suma për mirënjohjen, të cilën e pranoi gjatë vizitës në Komunën e Hanit të Elezit dhe e njoftoi këtë të fundit lidhur programin e mekanizmave të Komisionit Europian, që ka për qëllim bashkëpunimin ndërkufitar si mundësi për nxitjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe përmirësimin e jetes së banorëve në zonat ndërkufitare.

“Objektivi i përgjithshëm i programit është të kontribuojë në zhvillimin ekonomik duke nxitur integrimin, zhvillimin e përbashkët dhe përdorimin e potencialeve dhe mundësive për të bërë zonën ndërkufitare tërheqëse për të jetuar dhe punuar. Është mundësi shumë e mirë e zhvillimit, pasi tashmë jemi duke hyrë në fazën projekteve të mekanizm​ave të Komisionit Eurpian dhe mundësi të mëdha që të konkurohet përmes projekteve të ndryshme”, tha Haziri.

“Fillimi i këtij projekti pritet të nis në tetor të këtij viti dhe komunat e zonës kuftare të Rajonit të Gjilani që kufizohen me Republikën e Maqedonisë duhet me kohë të identifikojnë projektet dhe partnerët potencial në mënyrë që të përfitohet nga ky instrument financiar”, shtoi kryetari Haziri. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.