Hani dhe nuk shtoni peshë, shkencëtarët vijnë me studim të veçantë

Hani dhe nuk shtoni peshë, shkencëtarët vijnë me studim të veçantë

Personat që janë të dobët edhe pse hanë shumë kanë qeliza adipoze(të dhjamit) më efikase dhe aktive, që në praktikë arrijnë ta shkrijnë dhjamin para se të mblidhet në organizëm.

Lajmi njoftohet nga një skuadër ndërkombëtare kërkimi e drejtuar nga shkencëtarë të Endokrinologjisë, Diabetit, Metabolizmit dhe Shqetësimeve nga ushqimet në Spitalin Universitar të Saint Etienne (Francë) dhe të Nestle Research -EPFL Innovation Park (Zvocër).

Nga analizimi rezultoi se pjesëmarrësit kishin qeliza dhjamore gjenetikisht më efikase, më të shumta dhe me përmasa rreth 40 % më të vogla se ato të grupit tjetër.

Në brendësinë e tyre, përveç të tjerave, mitokondria, -centralet energjike të qelizave – rezultuan shumë më aktive.

Të gjitha këto karakteristika  garantonin mbajtjen e një trupi të dobët edhe duke ngrënë shumë e duke bërë pak aktivitet fizik, duke djegur dhjamin para se ai të mblidhet.

KOMENTE