DYLON

Handikosi në Gjilan i gëzon fëmijët me dhurata

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Handikosi në GJilan sot ka bërë përmbylljen e vitit kalendarik të aktiviteteve të saja me ktë rast ka bërë shpërndarjen e dhuratave për fëmijë me aftësi të kufizuara, që u shpërndanë në ambientet e kësaj Shoqate.

Fatmir Shurdhani menaxher i kësaj shoqate ka thënë se për këto dhurata duhet falënderuar Arditin, pronarin e restaurant “Ekremi’, i cili ka siguruar dyzet dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuar.

EkoHigjiena

Përndryshe, duke folur për aktivitetet e kësaj shoqate, Shurdhani ka falënderuar edhe kryetarin e komunës që ka realizuar në tërësi marrëveshjen e nënshkruar ne mes organizatave jo qeveritare të personave me aftësi të kufizuar dhe kryetarit të komunës, marrëveshje kjo e cila ndonëse nuk i ka përmbushur objektivat e Handikosit , megjithatë i ka lehtësuar mirë një pjesë të punës, në ofrimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar.

“Andaj presim përkrahje të mëtutjeshme nga institucionet tona lokale që viti 2016 të jetë viti i kthesave edhe më të mëdha për personat me aftësi të kufizuar, në realizimin e objektivave të Handikosit për ofrimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar, shpresojmë se kryetari i komunës do të mbështetë projekt kërkesën tonë në tërsi e cila ka koston minimale. Edhe një herë gjithë personave me aftësi te kufizuar i urojme vitin e ri 2016”, ka thënë Fatmir Shurdhani, menaxher i Shoqatës handakos në Gjilan. /2L ONLINE/


















Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.