DYLON

Handikos organizoi punëtorinë dyditore “Indeksi për Gjithëpërfshirje”

Handikos organizoi punëtorinë dyditore “Indeksi për Gjithëpërfshirje”
Avatar photo Redaksia

Me qellim të krijimit të grupeve koordinuese gjithëpërfshirëse dhe zbatimit të Indeksit për gjithëpërfshirje në shkollat fillore në komunën e Gjilanit, Handikos, ka organizuar punëtorinë dy ditore “Indeksi për Gjithëpërfshirje”.

Menaxheri Fatmir Shurdhan ka bërë të ditur në këtë punëtori, të pranishëm ishin rreth 30 pjesëmarrës nga shkolla fillore “Zija Shemsiu” dhe Mulla Idriz Gjilani”, ndërsa, lehtësues të kësaj punëtorie ishin ekspertë lokal.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit ” Drejtë Arsimit Gjithëpërfshirës”, projekt i cili implementohet nga OJQ Handikos – Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan dhe financohet nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.