(2LONLINE) – Përfaqësues nga Dega e Handikosit në Gjilan vizituan zyrën lokale të Këtij organizmi në Viti, ku u takuan me koordinatoren Emine Drainca dhe aktivistin e zyrës njehërit ish koordinatori i zyrës lokale Remzi Musliu por edhe një numri të anëtarëve të kësaj zyreje.
Fatmir Shurdhani nga handakosi i Gjilanit ka bërë me dije se në këtë takim u bisedua për punët e zyrës lokale e cila momentalisht është në gjendje jo të kënaqshme ngase kjo zyre deri më tani nuk ka pas mbështetjen e duhur institucionale dhe atje punon punëtorja ende në baza vullnetare dhe me normë të zvogëluar.
Shurdhani tha se pas takimit bashkë me stafin e zyrës lokale i kanë bërë një vizitë edhe kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti nga i cili kanë marr premtimin për përkrahjen e tij për personat me aftësi të kufizuar.
Sipas Shurdhanit, këtë përkrahje Haliti e filloj ta konkretizoi me dhurimin e një kompjuteri për zyrën e Handikosit në Viti.
Haliti ka premtuar përkrahje materiale edhe për ato raste sociale me aftësi të kufizuara ndërsa ka shprehur interesimin për të shtuar numrin e mjekëve dhe motrave medicionale në mënyrë që ekipa e cila punon në kuadër të Caritasit në teren për rastet të cilat kanë nevojë për trajtim në shtrat të kenë një trajtim më të shpejt më profesional dhe që kjo kategori e shoqërisë mos të ngelin vetëm në mëshirën e Zotit.
Shurdhani ka bërë me dije se nga kreu i komunsë së Vitisë kanë marrë edhe premtimin se ai do të analizoj edhe projektin e Handikosit për qëndrueshmërinë e tij njëherësh krijimin e mundësive për ofrimin e shërbimeve sa më të mira të personave me aftësi të kufizuara. /2lonline/