Handikos, Gjilan: Do të ngrisim padi ndaj institucioneve lokale!
“Me datë 02.02.2026 në “Handikos”, Gjilan, është mbajtur takimi i anëtarëve – paraplegjik dhe tetraplegjik, të cilët njëzëri kanë marr vendim që përmes Shoqerisë së Avokatëve “DeJure Law Firm SH.P.K” të ngritin aktakuzë ndaj institucioneve tona lokale për diskriminim ndaj personave me aftësi të kufizuara në veçanti ndaj përdoruesve të mjeteve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara (përdorues të karrocave)”, thuhet në njëç njofitm të Handikos-it, në Gjilan.
Në ktë njoftim thuhet tutje: “Institucionet tona nuk respektojnë udhëzimin administrativ 33\07 që e nënkupton qasjen arkitektonike nëpër trotuaret, rrugët dhe institucionet publike. Njëherit presim që shumë shpejtë të ngritet padia tjetër për drejtorinë e shërbimeve publike, për uzurpim të pronës e cila është e dedikuar për organizatat e personave me aftësi të kufizuara si Handikos, Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve dhe Shoqata e të Shurdhërve.
“Edhe njëherë kërkojmë nga institucionet tona që të kenë vëmendjen ndaj organizatave të personave me aftësi të kufizuar”, thuhet në fund të njoftimit të Shoqatës “Handikës”. /2LONLINE/
