DYLON

Handikos do të protestojë të hënën para zyrës së kryetarit

Handikos do të protestojë të hënën para zyrës së kryetarit
Avatar photo Redaksia

“Njoftojmë të gjithë personat me aftësi të kufizuara të komunës së Gjilanit se me datë 08.07.2024 ditë e hënë ora 11:00, Handikos Gjilan organizon protestë para zyreve të kryetarit te komunës”, thuhet në njoftimin e kësaj Shoqate.

Kjo shoqatë ka kërkuar nga personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët e komunës së Gjilanit që të solidarizohen dhe t’i bashkëngjiten protestës.

EkoHigjiena

“Qëllimi i organizimit të protestës është që t’i kujtojmë kryetarit të komunës se edhe kjo kategori e personave janë pjesë e shoqërisë dhe duan te realizojnë të drejtat e tyre për një jetë sa më të pavaru”, thuhet në njofitm.

Kujtojmë se kohë më parë kjo shoqatë bashkë edhe Shoqatën Ndërkomunale e të Verbërve, kisin paralajmëruar se në mungesë të financave rrezikojnë t’i ndërpresin shërbimet e të mbyllen.

Ata presin që mjetet e ndara nga Kuvendi Komunal të alokohen sa më parë tek ata që të mund të vazhdojnë me aktivitetet e tyre ditore në shërbim të kategorive që i përfaqësojnë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.