DYLON

Hamza takon strukturat e partisë në Gjilan e Viti: Është koha për angazhim maksimal nga secili prej nesh

Hamza takon strukturat e partisë në Gjilan e Viti: Është koha për angazhim maksimal nga secili prej nesh
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka zhvilluar takime me strukturat e partisë dhe anëtarët e saj të Kuvendeve Komunale në Gjilan dhe Viti, në kuadër të rritjes së mobilizimit dhe forcimit të organizimit të brendshëm partiak.

Gjatë këtyre takimeve, Hamza theksoi rëndësinë e angazhimit të të gjithë anëtarëve në funksion të afrimit më të madh me qytetarët dhe adresimit të nevojave të tyre.

EkoHigjiena

“Isha në Gjilan dhe Viti, ku takova strukturat e PDK-së dhe asamblistët tanë. Është koha për angazhim maksimal nga secili prej nesh”, ka deklaruar Hamza.

Ai shtoi se PDK synon të jetë më pranë qytetarëve, duke u shndërruar në një zë përfaqësues dhe një alternativë për të ardhmen.

“PDK do të jetë pranë çdo qytetari, si zë dhe shpresë për një të ardhme më të mirë”, ka theksuar ai.

Kryetari i PDK-së paralajmëroi se këto takime do të vazhdojnë edhe në qytete të tjera të Kosovës, në kuadër të një angazhimi më të gjerë në terren.

“Në ditët e ardhshme do të jem në çdo qytet të Kosovës”, është shprehur Hamza.

Këto vizita konsiderohen pjesë e përpjekjeve të PDK-së për të konsoliduar strukturat partiake dhe për të rritur prezencën në nivel lokal.  /2LONLINE/