DYLON

Hamdi Namani ka pësuar një lëndim në regjionin e gjurit gjatë ndeshjes ndaj Prishtinës

Hamdi Namani ka pësuar një lëndim në regjionin e gjurit gjatë ndeshjes ndaj Prishtinës
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani njofton se futbollisti Hamdi Namani ka pësuar një lëndim në regjionin e gjurit gjatë ndeshjes ndaj Prishtinës.

Pas kontrolleve dhe ekzaminimeve mjekësore të kryera, është konfirmuar se Namani ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral (MCL).

EkoHigjiena

Si pasojë e këtij dëmtimi, ai do të jetë në fazën e trajtimit dhe rikuperimit për një periudhë të caktuar kohore, sipas protokollit mjekësor.

“Klubi do të vazhdojë ta mbështesë Namanin maksimalisht gjatë procesit të rehabilitimit dhe njëherësh i urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin zyrtar të SC Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.