Halloween një “festë” jashtë kornizave njerëzore

Halloween një “festë” jashtë kornizave njerëzore

Lind pyetja: “Si ka mundësi që tek ne pa asnjë të drejtë, institucionet arsimore e sidomos ato parashkollore e shndërrojnë në festë këtë ditë, po ashtu duke i sugjeruar prindërit se si duhet të vishen fëmijët e tyre për këtë “festë”, si mos më keq ?!” .

Shkruan: Ema Sallahu

Por çudia më e madhe ndodhë me prindërit si ata e pranojnë këtë keq edukim të fëmijëve të tyre, si po iu duket kjo gjë e bukur kur tek fëmijët tuaj po shikoni diçka të shëmtuar.

Në disa raste kur po flas me prindërit për këtë “mit” e pranojnë që nuk është mirë por arsyetimi I tyre është se edukatoret po I kërkojnë diçka të tillë për fëmijët e tyre, gjë që nuk është për tu arsyetuar!

Ju prindër të nderuar keni të drejtë mbi fëmijën tuaj si askush tjetër.

Ka raste kur fëmijët tuaj ndihen të frikësuar qoftë edhe atëherë kur shikojnë film në televizion dhe ju s i prindër e shprehni këtë shqetësim por nga ana tjetër si lejoni t’i maskoni fëmijët tuaj dhe e bëni që ai vet të duket I frikshëm!

Nga përvoja ime si psikologe ka raste që pasi të përfundohet kjo festë prindërit kërkojnë këshilla për fëmijët me arsyetimin se fëmijët e tyre tani po kanë makthe natën!
E, ju prind, që vet I maskuat, po kërkoni ndihmë?!

/autorja është psikologe/

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE