Haliti: Zjarrfikësit meritojnë respektin më të lartë
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përcjellë një mesazh urimi dhe mirënjohjeje për të gjitha ekipet e zjarrfikësve, duke vlerësuar lart përkushtimin dhe sakrificën e tyre në shërbim të qytetarëve.
Në deklaratën e tij, Kryetari Haliti theksoi rëndësinë jetike të punës së zjarrfikësve, të cilët çdo ditë përballen me rreziqe për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.
“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, Komuna e Vitisë shpreh mirënjohjen dhe respektin më të lartë për angazhimin dhe punën e palodhshme të ekipeve të zjarrfikësve,” u shpreh Haliti.
Ai vuri në pah se kjo kategori profesionistësh meriton vlerësim të veçantë për guximin dhe përgjegjësinë që bartin në detyrën e tyre. “Zjarrfikësit meritojnë respektin më të lartë për shkak të gatishmërisë së tyre për t’u përballur me rreziqet e shumta në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve, duke përfaqësuar vlera të larta profesionale dhe njerëzore,” thuhet më tej në deklaratë.
Në fund të mesazhit të tij, Kryetari Haliti shprehu falënderimet më të sinqerta për kontributin e vazhdueshëm të zjarrfikësve, duke shtuar: “Prandaj sot, pos urimit në emër të Komunës së Vitisë, ju shprehim falënderimet më të sinqerta për kontributin dhe sakrificën tuaj të vazhdueshme. Urime Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve!”. /2LONLINE/
