DYLON

Haliti vlerëson lartë Ansamblin “Kemajl Azizi” për prezantim të vlerave kulturore dhe traditës

Haliti vlerëson lartë Ansamblin “Kemajl Azizi” për prezantim të vlerave kulturore dhe traditës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim udhëheqësit dhe anëtarët e Ansamblit të këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi”, të cilët morrin pjesë në Festivalin Internacional të Folklorit në Varna të Bullgarisë.

Me këtë rast kryetari Haliti ka theksuar se prezantimi i vlerave kulturore dhe traditës nga ana e Ansamblit Kemajl Azizi’, pos që po prezanton Vitinë në këso ngjarjesh të rëndësishme, gjithashtu edhe paraqet një performancë të shkëlqyeshme në prezantimin e vlerave të etnosit tonë kulturor shqiptar.

Ai ka shtuar se Institucionet komunale do të vazhdojnë mbështetjen e aktiviteteve kulturore e sportive në këtë komunë.

EkoHigjiena

Ndërkaq, Milot Lala drejtor i Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka falënderuar udhëheqësit dhe anëtarët e këtij ansambli për paraqitjen e denjë në Festivalin internacional të folklorit në Varna të Bullgarisë.

Edhe kryetari i Ansamblit “Kemajl Azizi” Arsim Abazi, ka falënderuar Institucionet komunale për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep këtij ansambli, duke mundësuar edhe pjesëmarrjen në Festivale të ndryshme si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.