DYLON

Haliti vlerësoi lartë punën e KFOR-it në Kosovë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur komandantin e detashmentit të Përbashkët Rajonal të Jugut (JRD) të KFOR-it, kolonelin Zorlu Topaloğlu, në një takim me karakter njohës, ku është biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e sigurisë, si dhe për aspekte tjera të përgjithshme.

Kryetari Haliti, pasi i falënderoi për vizitën, uroi ushtarakët e KFOR-it për misionin e tyre në Kosovë.

EkoHigjiena

“Bashkëpunimi i im me KFOR-in, ka qenë gjithmonë i mirë dhe i tillë do të vazhdoj të mbetet. Shprehi falënderime policisë, së Kosovës, KFOR-it dhe gjithë mekanizmave që i kontribuojnë gjendjes stabile të sigurisë në komunën tonë ”, tha mes tjerash Haliti dhe vlerësoi lartë punën e KFOR-it në Kosovë, si dhe bashkëpunimin me njësinë e KFOR-it, LMT në Viti. Po ashtu kryetari e njoftoi ushtarakun turk  me rrjedhat e përgjithshme në komunën e Vitisë , si dhe me problemet me të cilat përballet kjo komunë.

Nga ana tjetër, koloneli turk, Topaloğlu, e uroi kryetarin Haliti, për postin e të parit të komunës , duke i dëshiruar suksese në punë. Duke folur për rolin e KFOR-it në Kosovës në fushën e sigurisë së përgjithshme , koloneli Topaloğlu, vlerësoi lartë edhe të arriturat e Policisë së Kosovës dhe FSK-së.

Mes tjerash ai u interesua edhe sigurinë në brezin kufitar me Maqedoninë dhe kalimet ilegale, prerjen e pyjeve dhe për gjendjen momentale të furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të komunës së Vitisë. Ndërsa për aspektin e sigurisë në komunën e Vitisë, atë e njoftoi toger Xhafer Rexhepi ushtrues i detyrës së komandantit të Policinë e Kosovës në Viti, i cili tha se kanë një bashkëpunim shumë të mirë me Institucionet komunale, KFOR-in, Gjykatat, drejtoritë komunale dhe se do të vazhdojnë një bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Kurse për përbërjen e Kuvendit, komitetet dhe zhvillimet në këtë organ, mysafirët u njoftuan nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë Naim Pira./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.