(2LONLINE) – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira dhe drejtori i Arsimit Qahil Sinani, kanë inspektuar punimet në objektin e shkollës së mesme teknike në Viti me që rast janë informuar për gjendjen aktuale dhe ecurinë e këtij projekti i cili ka ngecur pa u përfunduar.
Gjatë kësaj vizite, udhëheqësit komunal kanë shqyrtuar mundësit për përshpejtimin e punimeve me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit të cilët po ashtu ishin në inspektim të punimeve të kësaj shkolle.
Sipas këtyre të fundit, objekti I ri I shkollës do të jetë I gatshëm për pranim teknik më 1 gusht, ndërkohë që viti I ri shkollor do të nis në këtë objekt për nxënësit e shkollës teknike. Kryetari Haliti ka zhvilluar edhe një takim me drejtorin e Gjimnazit Kuvendi I Lezhës Gaspër Demaj dhe personelin kësaj shkolle ku është njoftuar me punën dhe aktivitetin, si dhe për vështirësitë dhe planet në të ardhmen.
Në vazhdën e vizitave që I bëri sot udhëheqja komunale institucioneve ishte edhe Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare, me që rast u takua me ekipin e mjekëve dhe drejtorin Xhemajl Arapi, si dhe ka vizituar edhe pacientët që merrnin asistencën mjekësore.
Haliti gjatë vizitës nëpër gjitha repartet e kësaj qendre, ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e shërbimeve mjekësore dhe ka inkurajuar stafin mjekësor për angazhim edhe më të madh. Edhe në Qendrën për Punë Sociale, kryetari me bashkëpunëtor ka zhvilluar një takim me stafin e kësaj qendre ku u njoh më për së afërmi me të arriturat, sfidat dhe planet./2lonline/