DYLON

Haliti vizitoi fëmijët e Çerdhes “Gëzimi Ynë” me rastin e festës së Vitit të Ri

Haliti vizitoi fëmijët e Çerdhes “Gëzimi Ynë” me rastin e festës së Vitit të Ri
Avatar photo Redaksia

Me rastin e festave të fund vitit, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot Çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, të cilëve së bashku me stafin u ka ndarë dhurata.

Kryetari Haliti duke uruar fëmijët për festën e Vitit të Ri 2019, u ka dëshiruar shëndet, rritje pa brenga dhe lumturi në familjet e tyre, njiherit ka theksuar se do të jetë i përkushtuar në projektet që kanë të bëjnë me kushtet sa më të mira të fëmijëve në këtë Institucion Parashkollor.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.