DYLON

Haliti, thirrje institucioneve qendrore të ndërmarrin veprime urgjente dhe të sigurojnë fonde për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia

Haliti, thirrje institucioneve qendrore të ndërmarrin veprime urgjente dhe të sigurojnë fonde për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia
Avatar photo Redaksia

Pas stuhisë që goditi komunën e Vitisë dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe në ekonomitë familjare, kreu i Komunës së Vitisë Sokol Haliti u ka bërë thirrje qytetarëve t’i raportojnë ato sa më parë pranë organeve kompetente të Komunës së Vitisë, në mënyrë që të përfshihen në procesin e vlerësimit ndërkohë që thirrje u ka bërë edhe institucioneve të nivelit qendror që të ndërmarrin veprime urgjente dhe të sigurojnë fonde për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Pas stuhisë që goditi komunën tonë dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe në ekonomitë familjare, institucionet komunale të Vitisë po i ndjekin nga afër të gjitha zhvillimet dhe po qëndroj pranë qytetarëve të prekur. Edhe sot kam vizituar disa nga zonat ku janë shkaktuar dëme, ndërsa në takim kam pritur qytetarë të shqetësuar, të cilët me të drejtë presin që dëmet e tyre të vlerësohen dhe të kompensohen. Si kryetar i komunës, do të jem zëri i tyre deri në realizimin e kësaj të drejte”, ka thënë Haliti.

EkoHigjiena

I pari i Komunës i ka bërë thirrje institucioneve të nivelit qendror që të ndërmarrin veprime urgjente dhe të sigurojnë fonde për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Dëmet janë të mëdha dhe tejkalojnë mundësitë financiare të komunës sonë, prandaj mbështetja e nivelit qendror është e domosdoshme”, ka thënë Haliti.

Për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent,  ai i ka bërë të ditur se ka nxjerrë vendim për formimin e Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, i cili veç se ka filluar punën duke dalë në terren për evidentimin dhe vlerësimin e çdo dëmi të shkaktuar.

Haliti u ka bërë thirrje edhe qytetarëve vitias që kanë pësuar dëme në kulturat bujqësore, ekonomitë familjare apo prona të tjera, t’i raportojnë ato sa më parë pranë organeve kompetente të Komunës së Vitisë, në mënyrë që të përfshihen në procesin e vlerësimit.

“Ju siguroj se Komuna e Vitisë do të vazhdojë të jetë e angazhuar maksimalisht në mbështetje të çdo qytetari të prekur dhe nuk do të ndalet së kërkuari nga niveli qendror kompensimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga kjo stuhi”, ka thënë Sokol Haliti, Kryetar i komunës së Vitisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.