DYLON

Haliti takon përfaqësuesit e Elementit për Mbështetje Civile Ushtarake pranë Ambasadës Amerikane

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur dje në takim një delegacion të Elementit për Mbështetje Civile Ushtarake nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në krye me udhëheqësin e këtij elementi, Peter Preisinger.

Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar rreth formave të bashkëpunimit, konkretisht rreth realizimit të një ngjarje me nxënësit e shkollave të mesme të Vitisë, që pritet të mbahet nga fundi i këtij muaji.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Kryetari Haliti shprehu gatishmërinë e kësaj komune që të bashkëpunoj pa reshtur me ambasadën amerikane në të mirën e qytetarëve vitias duke falënderuar njëherit ata për interesimin që të realizojnë një projekt në komunën e Vitisë.

Gjatë këtij takimi kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të tjerë të Elementit për Mbështetje Civile Ushtarake pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë si: Carl Jones, Jeton Fejzullahu, Besa Binçe si dhe Qahil Sinani, Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Viti i cili pritet që të jetë pjesë e grupit punues për organizimin e këtij aktiviteti me nxënësit e shkollave të mesme të kësaj komune./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.