Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë qëndrimit të tij në Zvicër është takuar sot me kryetarin e qytetit të Oltenit, z. Martin Wey. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e njoftoj atë me zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, duke e ftuar atë që të zhvilloj një vizitë në këtë komunë.
Gjithashtu kryetari Haliti kërkoj nga z. Wey që komuna e Vitisë dhe qyteti I Oltenit të thellojnë bashkëpunimin ndërinstitucional.
Kurse kryetari Haliti në delegacionin e përbërë nga Driton Avdullahu dhe Gafurr Ahmeti janë ftuar që të marrin pjesë në 200 vjetorin e manifestimit të zjarrfikësve në qytetin antik Olten.
Gjatë ditës së sotme kryetari Haliti pritet të zhvillon edhe disa takime me afarist dhe qytetarë të cilët punojnë dhe jetojnë në shtetin Helvetik.
Përndryshe dje kryetari Haliti është takuar edhe me kryetarët e komunave Pratteln dhe Langenthal.