Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatrat Gërmovë, Sllatinë të Poshtme dhe Sadovinë të Çerkezëve, për të parë nga afër punimet që po kryhen në fushën e infrastrukturës rrugore.
Konkretisht ai ka inspektuar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit që do të lidhë mes veti fshatrat Gërmovë dhe Sadovinë e Jerlive.
Haliti ka inspektuar gjithashtu edhe punimet parapërgatitore që po bëhen për asfaltimin e rrugës “Mehmet Demelezi” në Sllatinë të Poshtme dhe të një rruge në fshatin Sadovinë të Çerkezëve.
Përndryshe, qytetarët e këtyre lokaliteteve u shprehën të kënaqur me punimet që po zhvillohen, duke falënderuar për këtë kryetarin Haliti , i cili sipas tyre po interesohet në rregullimin e infrastrukturën rrugore.