DYLON

Haliti sheh nga afër ecurinë e punimeve në disa projekte kapitale

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot disa fshatra të kësaj komune ku janë duke u zhvilluar projekte të ndryshme kapitale e ndër to ata panë për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e objektit të Mjekësisë Familjare në Pozheran por edhe objektin e ri të shkollës fillore në Ballancë e cila është në ndërtim e sipër.

Gjithashtu Kryetari Haliti dhe bashkëpunëtorët e tij vizituan edhe shkollën fillore në Zhiti ku u njohën për së afërmi me kushtet ku këta nxënës e zhvillojnë mësimin .

EkoHigjiena

Po ashtu sot ata kanë vizituar edhe punimet që kanë filluar ditë më parë në ndërtimin e një ure të re në afërsi të xhamisë së qytetit dhe të argjinaturave të shtratit të lumit, mureve mbrojtëse dhe ndriçimit përskaj deri në urën që gjendet afër kishës ortodokse serbe./2L ONLINE/





Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.