DYLON

Haliti sheh nga afër ecurinë e disa projekteve (FOTO)

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti edhe gjatë fundjavës ka vizituar projektet që janë në realizim e sipër. Konkretisht ai ka parë nga afër trotuarët në rrugët: “Lidhja e Prizrenit, Daut Zenuni dhe Dëshmorët e Vitisë në Viti” Po ashtu ai ka inspektuar edhe punimet në lumin “Morava e Binqës”.

Haliti ka vazhduar me inspektimin e projekteve të cilat janë duke u realizuar në komunën e Vitisë duke inspektuar edhe punimet në rrugën Viti-Mogillë. Po ashtu ai ka vizituar edhe fshatin Pozheran ku është duke u rregulluar rruga në lagjen “Korrani” e cila pritet të asfaltohet gjatë ditëve në vijim, ai u ndal edhe në vendin ku është duke u ndërtuar parku i këtij fshati. /2L ONLINE/

EkoHigjiena





Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.