DYLON

Haliti: Së shpejti funksionalizohet trafo e re te xhamia e qytetit, përfitojnë rreth 500 konsumatorë

Haliti: Së shpejti funksionalizohet trafo e re te xhamia e qytetit, përfitojnë rreth 500 konsumatorë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtorin regjional të KEDS-it, Emin Emini, sot kanë vizituar punimet të cilat janë në përfundim për vendosjen e transformatorit të ri elektrik afër Xhamisë së qytetit në Viti.

Kryetari Haliti dhe drejtori Emini, theksuan se ky investim do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me energji elektrike për banorët e zonës. Ndërsa nga ky projekt përfitojnë rreth 500 konsumatorë, përfshirë familjarë dhe biznese lokale.

EkoHigjiena

Instalimi i transformatorit është pjesë e një nisme më të gjerë për modernizimin e rrjetit elektrik dhe garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm dhe cilësor.

Banorët dhe përfaqësues të bizneseve shprehën kënaqësinë e tyre për këtë zhvillim, duke theksuar se mungesa e një transformatori të ri elektrik dhe tensioni i duhur, kishin qenë problem prej vitesh, për këtë pjesë të qytetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.