DYLON

Haliti priti sot futbollistin e kombëtares Kosovare Liridon Krasniqi

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Liridon Krasniqi futbollisti i njohur Kosovar i cili është me prejardhje nga Gërmova e Vitisë dhe i cili përveç se luan për një ekip të futbollit të Turqisë është edhe lojtarë i kombëtares Kosovare atë sot e priti kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Me këtë rast kryetari Haliti tha se ai ndihet krenar me sukseset e tij të arritur duke potencuar se ai është një adhurues i madh i sportit në veçanti i futbollit.

EkoHigjiena

“Jam krenar me sukseset tuaj dhe ju uroj suksese të mëtejme sidomos në ndeshjen e radhës të kombëtares tonë unë do bëjë përpjekje që të jem i pranishëm në ndeshjen e radhës ” u shpreh Haliti.

Futbollisti Krasniqi i dhuroi kryetarit Haliti një fanellë me emrin e tij ndërkaq kryetari Haliti në shenjë mirënjohje i dhuroi atij një plaket me logon e komunës së Vitisë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.