DYLON

Haliti priti një delegacion të bashkësisë së arsimit nga Laçi i Shqipërisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot, një delegacion nga Bashkësia e Arsimit të Bashkisë së Laçit të Shqipërisë, si dhe personalit arsimor dhe nxënësve të shkollës nëntëvjeçare numër të 3 të Laçit.

Kryetari Haliti, më këtë rast ka falënderuar delegacionin nga Laçi, për vizitën që po i bëjnë Komunës së Vitisë e në veçanti iniciativës së përbashkët për binjakëzim të shkollave nëntëvjeçare të Laçit dhe “Dëshmorët e Vitisë” në Viti. “Bashkëpunimi mes nesh është në interes të përbashkët të dy komunave, pasi ky bashkëpunim i shërben rritjes së njohurive për njëri tjetrin, si dhe ofrimin mes vete “, ka thënë kryetari Haliti.

EkoHigjiena

E, Ves Gjeta, përfaqësues I Bashkësisë së Arsimit të Bashkisë së Laçit, ka theksuar se është nderë për personelin arsimor si dhe nxënësit e kësaj bashkie, pritja që i është organizuar nga udhëheqja komunale dhe stafi I shkollës “Dëshmorët e Vitisë”, pasi këtu kanë has një mirëpritje që nuk do të harrohet kurrë.

“Ne edhe më herët kemi pas bashkëpunim me Kosovën, pasi gjatë viteve të luftës në Laç, kemi pritur dhe strehuar shumë familje kosovare, si dhe pas luftës kemi bërë vizita të ndërsjella. Por për shumicë e personelit arsimor dhe nxënësit kjo është hera e parë që ata vizitojnë Kosovën e në veçanti Vitinë, dhe kjo për ta është një ndjenjë e pa parashkruar, pasi këtu kanë has në një pritje vëllazërore”, është shprehur ai. Ai ka theksuar se Laçi i Shqipërisë dhe Vitia e Kosovës,në të ardhmen nuk do të ndalin së bashkëpunuar në të gjitha fushat.

Kurse, Qemajl Hyseni, drejtor i shkollës “Dëshmorët e Vitisë”, ka theksuar se binjakëzimi mes dy shkollave, ka thënë se është në interes të përbashkët, pasi na mundëson që nxënësit dhe personeli arsimor të avancohen më shumë në punën e tyre./2L ONLINE/