DYLON

Haliti priti në takim Presidentin e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë

Haliti priti në takim Presidentin e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë prof. Hasan Qyqalla, ka qenë sot mysafir i kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti, me të cilin kanë biseduar për tema të ndryshme, me fokus për aktivitetet e krijimtarisë letrare në përgjithësi.

Kryetari Haliti e njoftoi z.Qyqalla me aktivitetet kulturore e letrare që zhvillohen në komunën e Vitisë, duke përmendur manifestimin “Flakadani i Karadakut”, Takimet e Dom Mikelit etj.

Gjithashtu, kryetarit iu bë ftesë për të marrë pjesë në shënimin e 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit që mbahet në Gjermani, në fillim të muajit maj.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.