DYLON

Haliti pritet nga dy kryetarët e komunave të Gjenevës në Zvicër

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti pati dy takime të rëndësishme me dy kryetarë të komunave të Gjenevës.

Ai fillimisht u prit nga kryetari i komunës së Vernies. Në këtë takim shumë miqësor u bisedua për bashkëpunimin kulturor dhe sportiv. Gjithashtu temë e takimit ishte edhe integrimi i bashkatdhetarëve tanë në institucionet përkatëse në komunën e Vernies.
Më vone ai u prit edhe nga kryetari i komunës së Plan les Quates, i cili po thuajse në tërësi është zonë industriale, ku në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin ekonomik si dhe mundësinë e investimeve në të ardhmen në Komunën e Vitisë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.