DYLON

Haliti pret në takim ndihmës komandantin e brigadës së përbashkët të jugut, Kaczor

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, priti sot në një takim ndihmës komandantin e brigadës së përbashkët të jugut, z. Kaczor si dhe ekipin e LMT-së në Viti. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e njoftoj atë rreth zhvillimeve aktuale të gjithmbarshme në komunën e Vitisë , projektet e realizuar dhe atyre që janë në realizim e sipër.

Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti ka pranuar nga ekipi i LMT-së në Viti, një mirënjohje për bashkëpunimin në mes të komunës së Vitisë dhe këtij ekipi. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e LMT-së në Viti, theksuan se ata kanë një bashkëpunim të mirë me kryetarin Haliti por edhe me të gjithë drejtoritë komunal në Viti. Kurse Kryetari Haliti tha se komuna të cilën ai e udhëheq ju është mirënjohës ushtarëve amerikan por edhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it për kontributin e tyre që po e japin në të mirën e qytetarëve vitias. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.