2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka vazhduar me inspektimin e punimeve në teren. Ai sot ka vizituar fshatin Pozheran, konkretisht vendin ku është ndërtuar fusha e Volejbollit, Trotuarin për gjatë rrugës Pozheran-Sllatinë e Poshtme, rrugën fushore Trestenik-Sadovinë e Çerkezëve si dhe fermerin Samet Ismajli nga Sadovina e Çerkezëve i cili posedon mbi 100 krerë lopë dhe 1400 dele.
Gjatë kësaj vizite ai ka parë për së afërmi punën që po bëhet në vijën e përpunimit të djathit./2L ONLINE/