DYLON

Haliti: Po vazhdojnë punimet në infrastrukturën rrugore në disa lokalitete të Vitisë

Haliti: Po vazhdojnë punimet në infrastrukturën rrugore në disa lokalitete të Vitisë
Redaksia

“Komuna e Vitisë po vazhdon investimet në infrastrukturën rrugore, përmes përgatitjes për asfaltim të disa segmenteve rrugore në Debelldeh të vendi i njohur me emrin “Kodra e Furrës, Sadovinë të Çerkezve (te varrezat e reja), në segmentin nga Lindi deri te rruga Mogillë–Viti, si dhe në Viti, nga shkolla fillore “Dëshmorët e Vitisë” deri te vendi i njohur si Bahçet”, thonë drejtuesit e Komunës.

Punimet i ka vizituar nga afër kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka theksuar rëndësinë që kanë këto projekte infrastrukturore për qytetarët, duke potencuar se investimet në infrastrukturën rrugore ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe qarkullimit.

EkoHigjiena

Ai ka bërë të ditur se Komuna e Vitisë do të vazhdojë me realizimin e projekteve të tjera, në mënyrë që të përmirësohen vazhdimisht shërbimet dhe cilësia e jetës për të gjithë qytetarët vitias.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.