DYLON

Haliti pjesëmarrës nĕ Forumin Ekonomik tĕ Diasporës Shqiptare nĕ Botë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti po merr pjesĕ nĕ punimet e Forumit Ekonomik tĕ Diasporës Shqiptare nĕ Botë i cili po mbahet në Nju Jork. Në këto punime po marrin pjesë edhe Kryeministri i Republikës sĕ Kosovës ak. Isa Mustafa me disa ministra të kabinetit qeveritar si dhe Presidenti i Shqiprisë z. Bujar Nishani. Në këtë tubim i pari i këtij lloji po marrin pjesë mbi 600 biznesmen nga 4 kontinente, ku fokus i takimit është që këto kompani të fuqishme të bashkëpunojnë mes vete dhe të orientojnë investimet dhe kapitalin e tyre në atdhe.

Kryetari Vitisë Sokol Haliti pati rastin të takoj edhe personalitete të shquara që me vite ndihmuan Kosovën si: ish ambasadorin e SHBA- ve në Kosovë John Menzis, kongresmenin John Ratcliffe, ambasadorin Walker, asambleistin në shtetin e Nju Jorkut Mark Gjonaj, biznesmenin Harry Bajraktari dhe anëtarët e bordit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptre në Diasporë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.