/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti po merr pjesĕ nĕ punimet e Forumit Ekonomik tĕ Diasporës Shqiptare nĕ Botë i cili po mbahet në Nju Jork. Në këto punime po marrin pjesë edhe Kryeministri i Republikës sĕ Kosovës ak. Isa Mustafa me disa ministra të kabinetit qeveritar si dhe Presidenti i Shqiprisë z. Bujar Nishani. Në këtë tubim i pari i këtij lloji po marrin pjesë mbi 600 biznesmen nga 4 kontinente, ku fokus i takimit është që këto kompani të fuqishme të bashkëpunojnë mes vete dhe të orientojnë investimet dhe kapitalin e tyre në atdhe.
Kryetari Vitisë Sokol Haliti pati rastin të takoj edhe personalitete të shquara që me vite ndihmuan Kosovën si: ish ambasadorin e SHBA- ve në Kosovë John Menzis, kongresmenin John Ratcliffe, ambasadorin Walker, asambleistin në shtetin e Nju Jorkut Mark Gjonaj, biznesmenin Harry Bajraktari dhe anëtarët e bordit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptre në Diasporë. /2L ONLINE/