(2LONLINE) – Është mbajtur një takim I Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi në të cilin është biseduar për mundësit e projekteve e domosdoshme në komunën e Vitisë. Kryetari I komunës Sokol Haliti ka përshëndetur ekipet vepruese të cilat I përgëzoi për punën që kanë bërë deri më tani.
“Përkrahja ime dhe e Institucioneve komunale do të jetë maksimale, andaj ju inkurajoi që të vazhdoni të jeni efektiv në punën dhe përgjegjësit tuaja”, tha kryetari Haliti.
Ndërsa koordinatori I EVSB-së Imri Emërllahu ka njoftuar për punën e deritanishme të këtij ekipi dhe përgjegjësit që ka, ndërkohë janë paraqitur edhe projektet e identifikuara nga grupet e caktuara të EVSB-së që konsiderohen si domosdoshmëri për realizimin e tyre. /2lonline/