DYLON

Haliti para Asociacionit të Komunave paraqet nevojën e komunave për prona në interes të qytetarëve |

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në takimin e Asociacionit të Komunave në përbërje të këshillit të kryetarëve. Me këtë rast u diskutua rreth legjislacionit dhe çështjeve që kanë të bëjnë me pronat dhe nevojat e komunave për prona.
Diskutimi mbi këtë çështje ka ardhur me nismën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili në këtë takim ku kanë marrë pjesë edhe Kryetari dhe disa anëtarë të bordit të AKP-së paraqiti nevojat e komunave, në veçanti atë të komunës së Vitisë, për prona me qëllim të realizimit të projekteve të ndryshme në interesin e përgjithshëm të qytetarëve. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.